Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio zhvilloi një telefonatë me ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha. Rubio i përcolli homologut të tij mesazhin e Presidentit Donald Trump, i cili është i vendosur t’i japë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur.
“Rubio theksoi se Trump synon një zgjidhje të shpejtë të konfliktit trevjeçar dhe nënvizoi se të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të siguruar një paqe të qëndrueshme”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.
Ky ishte kontakti i parë pas përplasjes së javës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe Zeleneskyt.