Aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Shtetasi Xh. H., 71 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.