Policia në kuadër të operacionit të koduar “Multiple” ka arrestuar një 24-vjeçar pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike në qytetin e Beratit. Ndërsa ka proceduar 4 të tjerrë për shfrytëzim prostitucioni, prostitucioni dhe organizimi i lotarive të palejuara.
Gjatë kontrollit të 24-vjeçarit Mateos Lamaj policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.