-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani i bashkohet Marco Rubios: Mbështesim sovranitetin Bosnjë-Hercegovinë

Kryesoret

Marco Rubio të shtunën ka deklaruar se veprimet e presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik po i minojnë institucionet e Bosnjë-Hercegovinës. Ai tha se këto veprime po kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e saj.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në platformën X dhe i është bashkuar deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit marco Rubio. Ajo shprehet se dënon me forçë çdo veprim që minon themelet e Bosnjë-Hercegovinës pasi rrezikon paqen dhe stabilitetin.

“Ne gjithashtu dënojmë me forcë çdo veprim që minon themelet e Bosnjë-Hercegovinës, pasi rrezikon paqen dhe stabilitetin për të cilat rajoni ka punuar pa u lodhur për të arritur – përmes dekadash sakrificash dhe me mbështetjen e palëkundur amerikane. Angazhimi i SHBA-së mbetet parësor për të siguruar që rajoni ynë të ecë drejt stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme, si dhe drejt një të ardhmeje euroatlantike. Jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të arritur këtë qëllim”, ka shkruar Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit