Papa Françesku, i cili po shërohet nga pneumonia në spitalin Gemelli të Romës, ka shpërndarë një mesazh falënderimi nga spitali, duke shprehur mirënjohjen e tij për stafin mjekësor dhe për ata që u gjendën pranë të sëmurëve.
Gjatë qëndrimit të tij të gjatë në spital, Ati i Shenjtë theksoi kujdesin dhe dashamirësinë që mori nga mjekët dhe personeli. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për ata që u qëndruan afër të sëmurëve, duke i konsideruar ata si “bekim” dhe si shenjë të pranisë së Zotit.
Gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm, dhe tani po vazhdon shërimin e tij pas më shumë se tri javëve në kujdes intensiv.