Në seancën plenare të Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka akuzuar qeverinë për kushtet e papërshtatshme në sistemin shëndetësor të Shqipërisë, duke e lidhur këtë situatë me pengesat për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Ai theksoi disa probleme të mëdha, si mungesa e pajisjeve të nevojshme dhe kushteve në spitalet shqiptare.
“Për procedurë, a e keni numrin e telefonit për ta thirrur ministrin e Shëndetësisë? Ajo ka ikur në Evropë dhe ka ndarë foto në rrjetet sociale, por nuk ka hyrë në Evropë sepse ka vizituar spitalet shqiptare. Nuk hyhet në Evropë pa kushte shëndetësore të garantuara. nuk hyhet në Evropë pa mamografi e eko që nuk punojnë në Leshnjë, se po çojmë në Lushnjë dhe po na dalin lushnjarët të gjithë fierakë. Nuk hyhet në Evropë kur në pediatri nuk ka asnjë anestezi dhe kur spitalet janë në kushte të papranueshme. Nuk hyhet në Europë kur grafia del si foto pa blic. Nuk ka ashensor për tu ngjitur në kat të tretë në maternitet dhe gratë lindin shkallëve, ” tha Korreshi.









