Ndërron jetë 80 vjeçari që u përplas me makinë, pasditen e kësaj të premte në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se i moshuari u dërgua menjëherë në Tiranë pas aksidentit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit të kryeqytetit.
Aksidenti ndodhi gjatë mesditës së sotme, teksa 80-vjeçari po kalonte rrugën dhe është goditur nga mjeti.









