Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka sulmuar me thikë një 17-vjeçar të komunitetit rom në Argostoli, Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (8 mars), kur për arsye ende të panjohura, gjatë një konflikti të çastit, 39-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur adoleshentin.
Për fat të mirë, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 39-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Pas kontrollit të të dhënave, ka rezultuar se ai qëndronte ilegalisht në Greqi. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.









