Tomas Strakosha ka humbur vendin e titullarit te AEK Athina, duke u zëvendësuar nga Alberto Brinjoli. Portieri i Kombëtares shqiptare po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij, ndërsa media greke raportojnë se ai është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Arisit të Selanikut për shkak të “shqetësimeve fizike.”
Pavarësisht se Strakosha ka qenë titullar i padiskutueshëm për Kombëtaren shqiptare, situata e tij në klubin grek është duke përjetuar një periudhë të pasigurisë. Kjo ka ngritur shqetësime për formacionin e katërkëndorit kuqezi, ndërkohë që vetëm Elhan Kastrati ka luajtur rregullisht në këtë sezon, megjithatë edhe ai ka kaluar një periudhë dëmtimi.