Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen, theksoi se BE-ja është e përkushtuar të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz rus, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri absolute.
Ajo theksoi se vlerat evropiane si demokracia, liria dhe shteti i së drejtës janë nën kërcënim, dhe se urgjenca për të vepruar është shtuar. Von der Leyen gjithashtu theksoi rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit dhe mbështetjes për Ukrainën.
“Unë angazhohem shumë qartë për heqjen graduale të gazit rus … kjo është një domosdoshmëri absolute,” u tha von der Leyen gazetarëve.
“Ajo që ka ndryshuar në këto 100 ditë është ndjenja e re e urgjencës, sepse diçka thelbësore ka ndryshuar. Vlerat tona evropiane, demokracia, liria, shteti i së drejtës, janë nën kërcënim“, tha Von der Leyen.