Aktori Simon Fisher-Becker, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Harry Potter” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.
Vdekja e tij u konfirmua nga menaxherja e tij, Kim Barry nga Jaffrey Management si dhe bashkëshorti i tij, Toni.
“Sot humba jo vetëm një klient në Simon Fisher-Becker, por një mik të ngushtë personal prej 15 vitesh”, tha Barry për The Post në një deklaratë.
Fisher-Becker ka nterpretuar në shumë filma, megjithatë roli i tij më i profilit të lartë ishte padyshim fantazma e fratit të shëndoshë në filmin e vitit 2001 “Harry Potter and the Sorcerer’s Stone”.