Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pasi doli nga Kuvendi në deklaratën për mediat u shpreh se shumë shpejt do të nisë konsultimet me drejtuesit politik të PD për caktimin e listave.
Berisha theksoi se “Sali Berisha nuk ndjek kurrë Edi Ramën, është ai që po më ndjek deri sa të thyej qafën”, tha Berisha.
“Do nisim konsultimet me drejtuesit politik për listat, janë ata që kanë drejtuar procesin në të gjitha qarqet, dhe më pas do mblidhet Kryesia, do hartojë listën. Ka qenë procesi më transparent në vend, ajo listë do pasqyrojë vullnetin e anëtarësisë së PD me modifikimet e domosdoshme për zonjat, të rinjtë dhe në ndonjë rast për përfaqësimin e komuniteteve”, tha ai.