-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina

Kryesoret

Një grevë njëditore në 13 aeroporte gjermane ka dërguar në pezullimin e shumicës së fluturimeve. Në këto përfshihen katër fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.

“Për shkak të grevës në disa aeroporte të Gjermanisë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë anuluar katër fluturime në nisje. Kjo nuk ka shkaktuar ndonjë tollovi për shkak se udhëtarët kanë qenë të njoftuar paraprakisht nga kompanitë e tyre ajrore”, tha zëdhësja e Aeroportit të Prishtinës Valentina Gara.

Ajo tha se fluturimet nga nesër do të vazhdojnë me rregull, pasi që greva në Gjermani është vetëm njëditore.

Greva njëditore në 13 aeroportet e Gjermanisë, përfshirë ato kryesore të Frankfurtit dhe Mynihut si dhe të gjitha destinacionet e tjera kryesore të vendit, shkaktoi anulimin e shumicës së fluturimeve ndërkombëtare të hënën.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit