Seanca e sotme nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Andis Harasani që ndërroi jetë dje në Amerikë. Më pas fjalën e mori Sali Berisha. Ai tha se në mbyllje të kësaj legjislature, ky do të mbahet mend si Kuvendi i turpit. Akuzoi kryeministrin për plaçkitje të pronave publike.
“Kjo është seanca de facto e fundit e këtij parlamenti. Ju do të futeni në histori si parlamenti më i zi, si narko parlamenti, sepse kur erdhi puna tek pensionet ju latë një shumë qesharake.
Në rrafshin human dhe njerëz, ju me ligjet dhe vendimet, buxheti që bëtë thelluat hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në këtë vend.
Ju u bëtë mburojë e plaçkitjes së pronave publike, i buxhetit. Ju (deputetët e PS) e ulni fytyrën para kamerave, por populli ju sheh ju shumë mirë.
Kryetari juaj (Edi Rama) e blen vazon si Sulltan aq sa kushtojnë 120 mijë pensione. Kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë m2 tokë dhe ia jep vëllaçko Olsit, këtu sipër tek “Rrapi i Treshit” e keni” tha Berisha.