Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi sot koalicionin qeveritar bashkë me aleatët që do të garojë në zgjedhjet e 11 Majit. Ish-kryeministri tha se koalicioni që drejton i përfaqëson të gjitha shtresat.
“Së bashku me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite. Nëse krahu tjetër është ndry në pallatet qeveritare, shumica e kandidatëve të këtij koalicioni u paraqitën para shqiptarëve.
Morën iniciativën t’i ofronin kombit dhe vendit ose u propozuan nga degët e PD-së. Pra ky është koalicioni i transparencës” tha ai.