Policia e Kosovës ka njoftuar se do të marrë masa të shtuara sigurie gjatë qëndrimit të sekretarit të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë më 10 dhe 11 mars 2025.
Gjatë vizitës, Policia do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke ndërprerë përkohësisht trafikun në disa segmente rrugore për të mundësuar kalimin e eskortës së Rutte.
Ajo gjithashtu do të riorientojë trafikun në rrugë alternative pranë objekteve shtetërore, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.