-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta flet nga burgu: PL siguron grup parlamentar dyshifror

Kryesoret

Ilir Meta ka dërguar një audio-mesazh në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

Meta është shprehur se koalicionin me Partinë Demokratike do të sjellë rotacionin politik në vend me 12 maj. Ai ka nënvizuar se Partia e Lirisë siguron grup paralmentar me dy shifra.

“Koalicioni historik me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, jo vetëm për të garantuar rotacionin politik, por edhe rrugën e re të realizimit të programit tonë politik që i jep fund shpopullimit të vendit.

Prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e thellë. Ne do të jemi krenar më 12 maj në përmbysjen e narkoregjimit dhe narkoekonomisë që jo vetëm kanë dëbuar 1 milion shqiptarë, por kanë zhytur në varfëri ekstreme edhe 42% të popullsisë së mbetur. Ky është një koalicion vlerash, që në themel të të cilit qëndron patriotizmi dhe vlerat e familjes.

Partia e Lirisë ka edhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga kodi antidemokratik i Rilindjes ku do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në prill 2021. Megjithatë, ne do të kemi një grup parlamentar dyshifror për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues. Prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e thellë. Është shumë e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate sepse kjo na ndihmon edhe ne për të fituar më shumë mandate në listat e hapura. Në marrëveshjen e koalicionit janë të 5 prioritetet e Partisë së Lirisë.”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit