Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Endri Shabani u shpreh se Berisha pas 11 maj do të përfaëqoj një parti të vogël që do të shpërbëhet më pas.
Sipas tij Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron vetëm për të ruajtur listën e mbyllur.
“Padyshim që ka votë ndëshkuese. Rama ka arritur këtë dhe nuk premtom më. Problemi me Berishën është që nuk e gjykojmë pr fajin e Ramës por si kandidat për të zëvendësuar Ramën. Edhe në 2015 që erdhi Berisha të gjithë ishin të ri. Pra çështja është që Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron për të ruajtur listën e mbyllur me militantë të sigurt dhe po kandidon si prind për hallin e vajzës, djalit. Pra kandidon si prind. Unë mendoj që pas 11 maj Berisha do të përfaqësoj një parti të vogël.”, tha Shabani.