Një makinë e parkuar pas magazinave të stacionit të trenit në Lushnje ka shpërthyer në flakë. Si pasojë zjarri është përhapur në fasadën e një magazine me materiale ndërtimi.
Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrëfikësit dhe policia të cilët kanë vënë nën kontroll zjarrin.
Sipas drejtuesit të repartit të zjarrfikësve, zjarri është shkkatuar nga defekti teknik në mjet.