-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Po mbytemi’- Ngre alarmin deputeti demokrat: Hajde e pastrojeni!

Kryesoret

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar në Kasharaj Lushnje përmes një videoje gjendjen alarmante të ndotjes mjedisore, ku mbeturinat kanë pushtuar hapësirat e gjelbra, duke krijuar një panoramë të shëmtuar dhe një vatër infeksioni.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saimir Korreshi (@saimir.korreshi)

“Alo bishkia, jemi në Kasharaj. Liqeni, po zbresim poshtë te pallatet. Ja dhe rezultatet. Koshin e kemi, po shikoni si i kemi plehrat. Urdhëro! Këtu kalon përroi poshtë. Dhe ky përroi vadit gjithë zonën. Po shiko si janë plehrat aty. Si në Amazon! Ka në Amazon kështu? Jo, s’ka. Po hajde dilni njëherë në Kasharaj, kalojeni, shkeleni, prekeni llucën, se na mbytën plehrat!

Na mbytën, na mbytën, na mbytën plehrat. Edhe njëherë që ta dini si zonë, te kthesë e fundit. Ja dhe këtu që i bie të jetë një burim, përrua, të ketë çik bukuri… Po ku të lënë bidonat, ku të lënë plehrat! Kështu që, këtu është një freskëllëk, të bësh një piknik, të vesh një tavolinë.

Të mbyt era e plehrave! Hajde e pastrojeni, hajde se paguajnë lekë njerëzit për të pastruar plehrat! Hajde e pastroni plehrat! Se shiko sa bukuri është! Shiko sa e këndshme është, shiko! Këtu ka pasur dikur, i bie të ketë pasur një çezmë. Edhe kësaj i keni vënë tapë. O po dakord kjo! Shiko!

Atje matanë plehra, shiko si i bëjnë bidonat atje. Shiko! Kapi njëçikë bidonat. Po pse ore burrë i dheut? Ja dhe për ta përmbyllur nga afër, ja koshi, ja plehrat. Bëjmë sikur s’i shikojmë ato pjesët që kanë rënë aty poshtë. Po duhen pastruar ato” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit