Koordinatori për programin ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti në rrjetin social shprehet se prioriteti i Sali Berishës si kryeministër është familja dhe sistemi.
Teliti thekson se në pogramin e Partisë Demokratike, familja është shtylla e kombt dhe sipas tij një nga shqetësimet e madha të saj është strehimi.
Ai tha se Partia Demokratike premton subvencionimin e kredive për 5,000 çifte të reja çdo vit (20,000 familje brenda mandatit 2025-2029).
Gjithashtu sipas tij do të ketë bonus nga 10,000 deri në 25,000 euro për ata që nuk duan të përfitojnë nga subvencionimi i kredive dhe këto fonde mund të përdoren për blerjen e një apartamenti të ri ose rikonstruksionin e një banese ekzistuese.