-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trudeau jep lamtumirën, kryemisnistri i ri Carney: Do ta fitojmë luftën tregtare me SHBA

Kryesoret

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, mbajti fjalimin e tij të lamtumirës si lider i Partisë Liberale pas një mandati gati dhjetëvjeçar. Ai theksoi se ishte krenar për arritjet e tij dhe punën e bërë gjatë udhëheqjes së vendit, por paralajmëroi për pasojat e krizës ekonomike dhe rritjen e tarifave nga administrata Trump.

Trudeau dha dorëheqjen më 6 janar, pas rënies së popullaritetit të tij për shkak të një ekonomie të dobësuar dhe problemeve të brendshme. Në vendin e tij, Partia Liberale do të ketë një lider të ri, ish-guvernatorin e Bankës Qendrore, Mark Carney.

Në fjalimin e tij, Carney premtoi të luftojë për interesat e Kanadasë, duke theksuar se do të fitojë luftën tregtare kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump. Ai e quajti situatën aktuale si “dita të errëta” dhe bëri thirrje për unitet në ditët e vështira që priten përpara.

Unë e di që këto janë ditë të errëta, ditë të errëta të sjella nga një vend të cilit nuk mund t’i besojmë më”, tha ai.

“Ne po e kapërcejmë tronditjen, por le të mos harrojmë kurrë mësimet: duhet të kujdesemi për veten dhe duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Ne duhet të bashkohemi në ditët e vështira në vijim”, u shpreh kryeministri i ri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit