Presidenti francez Emmanuel Macron i është bashkuar liderëve të tjerë evropianë për të mirëpritur planin 30-ditor të armëpushimit të hartuar midis SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite.
Macron ka postuar në X dhe shprhete se Franca mbetet e përkushtuar ndaj një paqeje solide dhe të qëndreshme.
“Topi tani është në fushën e Rusisë. Franca dhe partnerët e saj mbeten të përkushtuar ndaj një paqeje solide dhe të qëndrueshme, e cila mbështetet nga garanci të forta sigurie për Ukrainën”, shkruan Emmanuel Macron.