-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jepen 530 kredi për shtëpi me 0% (Kategoria që përfiton)

Kryesoret

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për aplikim për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 Punonjës të Administratës Publike!

Ministri Blendi Gonxhja sqaron se aplikimi bëhet në portalin e-albania. Në postimin në rrjetet sociale rendit edhe kriteret që duhen për aplikim dhe kush institucion përfiton. Afat i fundit i aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes.

Postimi i plotë i ministrit Blendi Gonxhe:

Financim sipas çmimit të referencës

Sipërfaqe sipas certifikatës familjare

12 institucione të përfshira

Kriteret:

Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas ligjit “Për strehimin social”

Të mos keni një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit

Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar

Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social

Institucionet përfituese:

Ministria e Brendshme (90 kuota)

Ministria e Arsimit dhe Sportit (90 kuota)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota)

Ministria e Mbrojtjes (30 kuota)

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota)

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota)

Ministria e Drejtësisë (30 kuota)

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota)

Ministria e Financave (30 kuota)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota)

Kryeministria (30 kuota)

Aplikoni tani në https://e-albania.al

Afati i fundit i aplikimit 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit