-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Më 11 maj, Shqipëria përtej të majtës dhe të djathtës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se më 11 maj, Shqipëria duhet të jetë përtej ndarjeve politike, duke u fokusuar në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, ai theksoi se çdo shqiptar duhet të votojë për të mbështetur procesin e negociatave me BE, duke e cilësuar këtë një mundësi historike.

“Më 11 maj, Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës dhe të djathtës, më 11 maj, çdo shqiptar e shqiptare, duhet të shkojë të votojë, por të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociateve me BE. Është hera e parë ku fjalitë standarde, ju duam në BE, perspektiva juaj ështëBE, janë të përputhura me vullnetin e BE. Është hapur një dritare mundësie. Për herë të parë, vota e shqiptarëve është edhe gjeopolitike, në funksion të Shqipërisë.

Ne na duhet unitet, na duhet bashkim përtej partive, na duhet lidership, na duhet qëndrueshmëri. Kjo dritare e hapur mundësie, mund të mbyllet dhe mund të kthehemi prapë te avazi. Ky është momenti. Kemi një kalendar që është më ambiciozi në historinë e integrimit, duhet të bëjmë një punë 24 orë në 24 orë. Të gjitha afatet janë të ngushta dhe të përcaktuara. Nuk është një derë e hapur, është një dritare e hapur. Mos ta neglizhojë askush”, theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit