Partia Demokratike ka shpallur orën e protestës që do të mbahet më 15 mars, përpara Kryeministrisë, kundër vendimit të qeverisë për të mbyllur aplikacionin TikTok.
Protesta, e cila do të zhvillohet në orën 19:00, është thirrur pas reagimeve të forta ndaj mbylljes së platformës, që PD-ja e konsideron si shkelje të lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e këtij vendimi në një periudhë të ngarkuar me zgjedhje.