Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizituan Qendrën Spitalore Rajonale në Kavajë. Rama tha se kjo qendër spitalore ofron shërbime shëndetësore për reth 100 000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth.
Ndërsa ministrja Koçiu u shpreh se spitali i Kavajës është i bashkuar me atë të Shefqet Ndoqit në Tiranë. Ajo theksoi se ky bashkëpunim ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve dhe shkëmbimin e dijeve mes mjekëve.
“Spitali bashkiak i Kavajës është i bashkuar me spitalin “Shefqet Ndroqi” për të sjellë ekselencën e shërbimeve mjekësore. Jemi duke bërë rikonstruksion të kësaj godine. Kjo strukturë spitalore i shërben edhe bashkisë së Kavajës dhe Rrogozhinës, janë 120 mijë banorë që marrin shërbimin këtu ndërkohë që ka një fluks të madh. Veçoria e kësaj strukture është se kemi mjekë dhe infermierë që shërbejnë në të dy spitalet, edhe në Tiranë dhe njësinë e Kavajës, mjekë që vijnë nga “Shefqet Ndroqi” sipas planifikimit të shërbimeve, duke ofruar mundësi për të shkëmbyer dije dhe njohuri me mjekët këtu por edhe duke përmirësuar akoma më shumë shërbimet që ofrohen në këtë spital. Mundësi administrimi shumë e mirë për të ngritur kapacitetet e mjekëve që shërbejnë këtu duke shërbyer njohuri profesionale me mjekët e “Shefqet Ndroqi”.”, tha ministrja.