-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rutte për dialogun Kosovë-Serbi: Palët duhet të bëjnë kompromise

Kryesoret

Shefi i NATO-s Mark Rutte në një konferencë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani u shpreh se do të vazhdojnë që të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rutte nënvizoi se prania e tij është një demostrim i qartë për siguri afatgjatë në Kosovë. Ai theksoi se NATO do të vazhdojë të luajë rolin e vet në bashkërendim me policinë dhe me EULEX-in.

“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizimi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdoj te theksoj para të gjitha palëve në rajon.

Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s.

NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe EULEX-in”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit