Seanca për ankimin e sigurisë në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe biznesmenët e tjerë po vijon. Avokatët e Veliajt kanë kërkuar një masë të butë sigurie duke ofruar garanci pasurore.
Ndërsa seanca për mbrojtjen e biznesmenëve Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi ka përfunduar. Mbrojtësit e tyre kanë kërkuar heqjen e masave të sigurisë “detyrim paraqitje”.
Gjithashtu edhe biznesmeni Elman Abdule ka kërkuar masë sigurie më të butë pasi është në “arrest në burg”.