Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton sot Kosovën për herë të parë që kur ka marrë postin. Lajmi u konfirmua nga NATO një ditë më parë, ku bëhet me dije se Rutte do të vizitojë KFOR-in, si dhe do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e Ruttes vjen pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë dhe synon të forcojë marrëdhëniet mes NATO-s dhe Kosovës. Rutte ka theksuar se NATO do të punojë me çdo qeveri që do të udhëheqë vendin dhe do të mbështesë stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës dhe të rajonit.