Ditën e djeshme një sherr ka ndodhur mes nxënësve pranë gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë. Policia ka proceduar 6 persona pas sherrit mes tyre.
Të proceduarit janë A.Gj., 18 vjeç, J.H. 18 vjeç, D.H., 22 vjeç dhe 3 nxënës të tjerë të moshës 17 vjeç.
Sipas policisë ata janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin në Rrugën e Barrikadave. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.