Ditën e sotme një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Dy bombula gazi kanë shpërthyer në katin e tretë të pallatit dhe si pasojë flakët kanë djegur një dhomë të apartamentit.
Banorët nuk ishin aty në momentin e shpërthimit dhe nuk ka të lënduar. Menjëherë policia ka ndëryhrë duke larguar banorët e tjerë dhe forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.