18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet izraelite vriten tetë persona në Gazë dhe Bregun Perëndimor

Kryesoret

Sulmet izraelite kanë vrarë tetë persona në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, thanë zyrtarët palestinezë. Raportohet se në Bregun e pushtuar Perëndimor janë vrarë tre palestinezë.

Sulmet ajrore izraelite vranë disa palestinezë që sipas ushtrisë izraelite po iu afroheshin trupave ose hynë në zona të paautorizuara në shkelje të armëpushimit të arritur në janar.

Javën e kaluar, Izraeli ka pezulluar furnizimet me mallra dhe energji elektrike për territorin ku jetojnë më shumë se 2 milionë palestinezë, teksa po synon që t’i bëjë presion Hamasit që të pranojë zgjatjen e fazës së parë të armëpushimit.

Faza e parë ka përfunduar me 1 mars. Izraeli dëshiron që Hamasi të lirojë gjysmën e pengjeve të mbetura në këmbim të premtimit për të negociuar për në armëpushim afatgjatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit