Që nga ora 10:00 dhe deri tani po vijon seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Avokatët e Veliajt kanë kërkuar masë më të butë sigurie duke ofruar edhe garanci pasurore. Gjithashtu edhe katër biznesmenët e tjera kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurie.
Prokurori i çështjes Ols Dado ka kundërshtuar pretendimet e avokatëve të Veliajt dhe biznesmenëve. Ndërkohë në seancë po flet prokurori tjetër i çështjes Altin Dumani.