Gjykata e Korçës ka dënuar me 83 vite burg 4 të akuzuarit për vrasjen e Martin Çeços, përfshi këtu edhe Martina Pajollarin.
Me 20 vite burg u dënua dhe Martina Pajollari si dhe me 15 vite burg Bledi Angjo. Të 4 këta persona akuzohen për ngjarjen e vitit 2022, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Martin Çeço, trup i të cilit është gjetur në ujërat e rezervuarit Kolanec.
Familjarët e Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, të dënuar me 25 dhe 23 vite burg kundërshtojnë për këtë vrasje pasi sipas tyre nuk janë këta autorët.
Nëna e Martina Pajollarit tregon se ka gënjyer në deklaratën e saj për shkak të presionit të kryer nga oficeret e policisë gjyqësore.