Shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja të parakohshme në disa bashki.
Mes tyre Bashkia e Beratit, pasi Ervin Demo dha dorëheqjen nga posti duke qenë se do të jetë kandidat për deputet. Qeveria ka njoftuar sot KQZ për vakancën në bashkinë e Beratit.
“Në institucionin e Prefektit të Qarkut Berat është administruar shkresa me nr. 1446/1prot, datë 11.03.2025 e Këshillit të Bashkisë Berat me lëndë “Njoftim mbi dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë Berat”.
Në zbatim të ligjit nr.139/2015″Për VetëQeverisjen Vendore” neni 61″Përfundimi para kohe i mandatit të Kryetarit të Bashkisë” pika 1,gërma d,pika 2,3 bashkëlidhur po ju përcjellim dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë të z.Ervin Demo.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin. Prefekti i qarkut Valbona Zylyftari” thuhet ne shkrese.