Seanca e parë gjyqësore për vdekjen e Diego Maradonës shpërtheu në tension dhe emocione. Prokurori Patricio Ferrari, gjatë fjalës së tij, tregoi një foto të trupit të Maradonës, duke thënë: “Ja, kështu vdiq Maradona”.
Ai shtoi se “Kushdo nga të pandehurit që pretendon se nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte me Diegon gënjen qartë. Gjendja e tij ishte e dukshme.”
Gjatë këtij momenti dramatik, vajzat e Maradonës, Dalma dhe Giannina, shpërthyen në lot, ndërsa motra e tyre, Jana, i ngushëlloi. Seanca u transmetua drejtpërdrejt dhe bëri jehonë në të gjithë botën.
Prokurori Ferrari theksoi se “familja dhe populli argjentinas meritojnë drejtësi” dhe e përfundoi fjalën e tij duke siguruar se “akuzat janë të forta dhe të mbështetura në prova”.
Gjyqi po zhvillohet për vdekjen e Maradonës gjatë periudhës kur ai ishte i shtruar në shtëpi, duke përfshirë mjekët dhe infermierët që kujdesën për të.