Ministri i Mbrojtjes së Kosovë, Ejup Maqedonci gjatë një konference për mediat ka deklaruar se i është konfirmuar që ushtria amerikane do të jetë prezentë në kuadër të KFOR-it.
Ai ka thënë edhe se, përveç kësaj, qeveria është e interesuar që të vazhdojë diskutimet ‘‘pikërisht me SHBA për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it’’.
‘‘Sa i përket çështjes së trupave amerikane në Kosovë, ne po vazhdojmë të kemi konfirmim që ushtria amerikane do të jetë prezent në kuadër të KFOR-it.
Përveç prezencës ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it, ne jemi të interesuar dhe po vazhdojmë të diskutojmë pikërisht me SHBA për prezencë ushtarake amerikane edhe jashtë mandatit të KFOR-it, pra në aspektin bilateral, duke qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta me FSK’’, ka thënë ai.