Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ish-presidenti Donald Trump ka shprehur sërish dëshirën e tij që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.
Ai ka argumentuar se SHBA-ja po subvencionon Kanadanë me mbi 200 miliardë dollarë çdo vit dhe ka sugjeruar se kjo situatë nuk mund të vazhdojë.
Trump theksoi se bashkimi i Kanadasë me SHBA-në do të eleminonte tarifat, do të rrisë sigurinë e kanadezëve dhe do të ulte taksat, duke bërë kombin më të madh dhe më të fuqishëm. Megjithatë, kanadezët e kanë refuzuar vazhdimisht këtë propozim.