Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mbërriti në Apelin e GJKKO, ku pritet të njihet me vendimin për ankimin e masës së arrestit me burg.
Avokati i tij, Ermir Beta, kërkoi shfuqizimin e masës “Arrest në burg”, duke argumentuar se Veliaj nuk ka rrezik të prishë prova apo të intimidojë dëshmitarët.
Seanca është në shqyrtim nga gjyqtari Engert Pëllumbi.