-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Vezaj: Standardi i drejtësisë sipas SPAK: njësoj për të gjithë… por ndryshe për disa!

Kryesoret

Përgjimet e fundit tregojnë sesi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, urdhëron pronarë mediash dhe gazetarë që të sulmojnë SPAK-un. Me tone të ashpra, ai kërkon të shkruhet kundër prokurorit Ols Dado, duke e akuzuar për “konflikt interesi”, të denigrohet gjyqtari Erion Bani dhe të shënjestrohen oficerët e BKH-së. Madje, sipas përgjimeve, Veliaj  angazhon edhe vëllain dhe bashkëshorten për të koordinuar këtë fushatë propagandistike.

Dhe çfarë ndodh pas këtij skandali? Pronarët e mediave dhe gazetarët-analista vijojnë sulmin ndaj SPAK-ut dhe prokurorëve, fiks ashtu siç e kishte urdhëruar Veliaj. Por ja ku vjen pyetja e madhe: Si ka mundësi që SPAK-u, që arreston dhe akuzon gazetarë për “dyshim” të lidhjeve me burime informacioni, nuk lëviz asnjë gisht për këto përgjime ku një i arrestuar për korrupsion urdhëron sulme kundër drejtësisë?!

Ta kujtojmë pak rastin e gazetarit Elton Qyno: SPAK i ngriti akuzë me argumentin se ai kishte marrë informacion nga një avokat i liçensuar, një person i lirë, i paarrestuar, i padënuar. Dhe për këtë, jo vetëm që e akuzuan Qynon, por i sekuestruan dhe lodrat e fëmijëve! Ndërsa kolegët e tij, që jo vetëm marrin por edhe shpërndajnë propagandën e një të arrestuari për korrupsion, nuk preken fare. Ata jo vetëm që nuk heqin emra nga shkrimet, por sulmojnë haptazi një institucion të drejtësisë dhe prokurorët e tij. Dhe SPAK nuk sheh, nuk dëgjon, nuk vepron.

Nëse me të njëjtën logjikë që u sulmua Qyno, SPAK do të kishte vepruar me këta gazetarë dhe pronarë mediash, sot do të kishim disa të akuzuar më shumë. Por ja që qenka ndryshe kur “porosia” vjen nga lart!

Unë kam thënë dhe e përsëris: jam kundër sulmeve ndaj gazetarëve dhe akoma më shumë kundër idesë që SPAK të vendosë se kush është lajm për një gazetar dhe kush jo. Por ky standard i dyfishtë vjen erë e keqe! Po, këta pronar mediash e gazetar, na qenkan shqetësuar sot pse i paska përgjuar SPAK-u, po unë kam gati 14 muaj që bërtas për këto veprim të SPAK ndaj gazetarëve si Qyno e ju nuk ndiheshit, ndërsa sot që e kuptuat se qenkeni përgjuar, ulurisni!!! Flini gjumë flini!

Nga ana tjetër, nëse drejtësia është e barabartë për të gjithë, pse disa shkrime konsiderohen “krim” dhe disa të tjera “analizë e thelluar”? Pse një gazetar duhet të “masakrohet” për një burim të ligjshëm, ndërsa të tjerët mbrohen kur marrin direktiva sulmi e denigrimi nga një i arrestuar për korrupsion? Apo ndoshta dallimi është se disa kanë “miq” dhe disa janë “të punësuar”?

Ja për këtë jam kundër unë! Sepse SPAK nuk i trajton të gjithë njësoj. Dhe kjo s’është drejtësi, por selektivitet i pastër!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit