-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jashtë listës/ Pëllumbi: Asnjë surprizë! Ndreca: Do të rikthehem në universitet

Kryesoret

Deputetët socialistë që u lanë jashtë listave kanë filluar të mendojnë se cfarë do të bëjnë pas shtatorit. Deputeti Arben Pëllumbi tha se do të garojë në listën e hapur të Tiranës.

“Nuk është një gjë që bën përshtypje pasi ne kemi muaj që e kemi diskutuar këtë, e kemi vendosur. S’kishte ndonjë gjë surprizë kjo listë”, u shpreh Pëllumbi, duke shtuar se nëse nuk fiton një vend në Kuvend, do të bëjë “atë që kam bërë gjithmonë”.

“Sigurisht që do të jetë një garë e fortë, por të kemi parasysh që 37 emra të listës së hapur garojnë për 7 apo 8 vende. Kjo nuk diskutohet. Por në fund fare të dali forca politike që ne përfaqësojmë për të çuar vendin drejt Bashkimit Europian. Pra përtej emrit individual, shikojmë kontributin për partinë”, deklaroi ligjvënësi i mazhorancës.

Ndërkohë, deputeti i qarkut Lezhë, Eduard Ndreca tha se nuk ka asnjë hatërmbetje për faktin se mbeti jashtë listave të PS.

“S’ka rëndësi, është e rëndësishme të fitojë PS. Jo fare. S’ka rëndësi, kam mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në PS dhe më ka dhënë shumëçka PS. Do bëj të pamundurën që lista të fitojë”, deklaroi Ndreca.

I pyetur se çfarë do të bëjë pas kësaj, Ndreca tha: “Do të rikthehem në universitet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit