-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Lista e Berishës/ Rama: Tribuna VIP e kënetës në Tiranë, Dash Sula u arratis

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama duke komentuar listën e PD-së, tha se në Tiranë në listën e mbyllur është futur “tribuna VIP e kënetës”. Kisha disa fjalë për Dash Sulën, deputetin demokrat që Berisha e la jashtë dhe që iu bashkua Adriatik Lapajt në minutat e fundit.

Skuadra e mbyllur e kryeqytetit është tribuna VIP e kënetës të Shqipërisë Madhështore, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po përdoret, ose po keqpërdoret në mënyrë brutale, pasi është i vetmi që do ta kishte merituar të ishte aty në skuadrën e mbyllur për atë nivel që ka këneta dhe ato mustaqe që ka Kujtimi.

Ndërkohë që Dash Sula, i madhi Dash Sula, që nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kapur një vend në tribunën VIP u la jashtë, në det në hapur dhe mesa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon që të besojë që Shqipëria bëhet, u fut tek Shqipëria Bëhet dhe në fund të ditës, Dash Sula është gjel deti i Peqinit, nuk pajtohet këneta. Dash Sula është gjel deti, por i vecantë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit