Një kamion që po transportonte kartona picash nga Tirana për në Kukës ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme, në afërsi të trarit ku bëhet pagesa në “Rrugën e Kombit”.
Flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të kamionit, ku ndodhej ngarkesa, por koka e kamionit ka shpëtuar nga djegia.
Dy automjete zjarrfikëse kanë intervenuar dhe kanë neutralizuar flakët. Dëmet janë materiale, ndërsa policia po heton për shkaqet e zjarrit.