Një vatër zjarri shpërthyer pasditen e sotme në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll, ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe bimësi të shkurtër.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë që favorizon përhapjen e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët janë në terren duke punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa po ndihmojnë edhe banorët e zonës.
Megjithatë, situata mbetet e vështirë, dhe ndërhyrja vazhdon.