-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatët e Veliajt: Mos publikoni përgjimet nga kabina e telefonit të burgut

Kryesoret

E ndërsa kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u la dje në burg nga Gjykata e Apelit, avokatët e tij kanë reaguar pas publikimit të bisedave private familjare nga dosja hetimore. Vetë Erion Veliaj kërkoi që seanca të ishte me dyer të hapura dhe të gjithë të dëgjonin pretendimet e prokurorëve se përgjimet ishin intimiduese, por avokatët tani theksojnë se këto biseda nuk duhet të dalin sepse është sekret hetimor.

“Me keqardhje vërejmë se sot, në të njëjtat media ku janë publikuar edhe më parë pjesë nga dosja hetimore e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, janë hedhur sërish copëza nga të ashtuquajturat përgjime nga kabina e telefonit të burgut. Ato janë biseda private të zhvilluara mes z. Veliaj dhe familjarëve te tij, dhe privatesia është e garantuar me ligj. Rrjedhja e copëzave të informacionit, që duket se përzgjidhen qëllimisht, të ndalohen menjëherë dhe të nisë një hetim mbi rastin në fjalë.

Kjo që po ndodh me dosjen e z. Veliaj, e cila për arsye të panjohura rrjedh gjithmonë në të njëjtin portal mediatik, nuk është normale dhe duket e orkestruar. Nuk e kuptojmë se si mund të ndodhë kjo, aq më tepër kur çështja ende nuk është mbyllur dhe sekreti hetimor po shkelet hapur”, thuhet në reagimin e avokatëve të kryebashkiakut Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit