-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e Verës, ja masat dhe kufizimet e lëvizjes në Tiranë dhe Elbasan

Kryesoret

Policia e Shtetit ka bërë të ditur planin e masave për sigurinë gjatë Ditës së Verës, që do të zhvillohet në Tiranë dhe Elbasan. Gjatë aktiviteteve, do të ketë efektivë të pranishëm në sheshe dhe rrugët ku zhvillohen ngjarjet, ndërsa në akset kryesore të qytetit do të aplikohet kufizimi i lëvizjes së automjeteve.

Në Elbasan, parkimi dhe qarkullimi do të ndalohen në disa segmente rrugore në qendër, ndërsa në Tiranë, nuk do të lejohet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova” deri në përfundim të aktiviteteve.

Policia ka angazhuar shërbime nga Policia e Rendit, Policia Rrugore, dhe Patrullat e Përgjithshme për të siguruar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve. Shërbimet do të monitorojnë lëvizjen e automjeteve dhe do të orientojnë drejtuesit në rrugë alternative për të shmangur trafikun.

Policia apelon për bashkëpunim nga qytetarët për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe për të respektuar masat kufizuese. Në rast emergjence, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit