-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogani i heq diplomën rivalit për President?

Kryesoret

Një pengesë e re duket se do të shfaqet në kandidaturën e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu pasi sipas informacioneve të gazetës Hurriyet, Universiteti i Stambollit do të vazhdojë me anulimin e diplomës së tij sot, të premten ose të hënën.

Në një artikull në gazetën turke proqeveritare, gazetari Abdulhamit Selvi, me lidhje me pallatin presidencial, raporton se Universiteti i Stambollit pritet që sot të përfundojë raportin për diplomën e Imamoglu dhe ta dërgojë atë në Shkollën e Administrimit të Biznesit, administrata e së cilës do të nxjerrë vendimin e saj për vlefshmërinë ose jo të diplomës, mundësisht brenda ditës ose të hënën.

Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit po përballet me akuzat për “falsifikim të dokumenteve zyrtare” bazuar në një raport të përgatitur nga Këshilli i Arsimit të Lartë të Turqisë (YOK), sipas të cilit transferimi i tij në vitin 1990 në Shkollën e Administrimit të Biznesit të Universitetit të Stambollit nuk ishte i ligjshëm dhe për këtë arsye diploma e tij duhet të anulohej.

Nëse i hiqet diploma, Ekrem Imamoglu nuk do të mund të kandidojë për president të vendit, pasi një diplomë e arsimit të lartë është një parakusht për këtë pozicion. Kreu i bashkisë më të madhe metropolitane të vendit dhe kandidati më i fortë i opozitës kryesore, Partia Popullore Republikane (CHP) për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit po përballet me një sërë gjyqesh, dënimet me burg për të cilat i kalojnë 23 vjet dhe heqja e të drejtave të tij politike është kërkuar pesë herë deri më sot.

Më 23 mars do të mbahen zgjedhjet e brendshme në CHP për të emëruar kandidatin e partisë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat, nëse nuk mbahen para kohe, janë planifikuar për në vitin 2028. Kandidati më i fortë kundër presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan nga opozita është Imamoglu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit