Italia është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe përmbytje të rrezikshme. Në disa zona si Toskana dhe Emilia Romagna janë shpallur në alarm të kuq.
Ndërsa ka pasur ndërprerje të linjës hekurudhore Bari-Foggia dhe në rajonet si Lombardia, Veneto, lazoi dhe Marche janë goditur nga erëra të forta.
Ekipet e emergjencës dhe Mbrojtja Civile janë të angazhuara dhe të gatshme për të ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka theksuar se qeveria është në mbështetje të qytetarëve të prekur dhe se janë të angazhuar të ofrojnë çdo mbështetje të mundshme për të përballuar pasojat e motit të keq.