Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me një sasi prej 10 kilogramë kokainë të fshehur në banesën dhe makinën e tij.
Sipas mediave italiane, i riu u pikas gjatë kontrollit të postbllokut në zonën e Vercelli, ku u gjetën tre pako me kokainë në një ndarje të fshehtë të krijuar artizanalisht në makinë. Në shtëpinë e tij, u gjetën edhe 6 pako të tjera droge të cilësisë së lartë.
Policia e sekuestruar gjithashtu 1200 euro cash dhe materiale të tjera, duke e arrestuar të riun, i cili kishte shfaqur nervozizëm gjatë kontrollit. Pas urdhrit të Autoritetit Gjyqësor, ai u dërgua në burgun lokal.